Zbulohet identiteti i dy emigrantëve shqiptar që vdiqën në aksidentin fatal në Itali

Zbulohet identiteti i dy emigrantëve shqiptar që vdiqën në aksidentin fatal në Itali

Një aksident me dy shqiptarë të vdekur dhe një tjetër i plagosur rënde kishte ndodhur pasditen e së martës në Itali.

Siç raportojnë mediat lokale, rreth orës 18, në kryqëzimin e rrugëve “Melona” e “Capannaguzzo” në Cezena, janë përplasur dy automjete: një furgon dhe një kamion me rimorkio.

Viktimat janë një 37-vjeçar dhe një 39-vjeçar dhe tek sot janë bërë të ditur emrat e tyre.

Viktima janë Dritan Ulku 37 vjeç, banues në komunën Cesenatico dhe Ilir Seferi 39 vjeç, banues në qytezën Bellaria.

Nga aksidenti mbeti i plagosur dhe një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ai po merr trajtim mjekësor në spitalin Bufalini të Cezena-s dhe raportohet se ndodhet në rrezik për jetën. Aksidenti u regjistrua pasditen e djeshme në provincën e Cezena-s në Itali.

Furgoni në të cilin udhëtonin 3 emigrantët shqiptarë, punëtorë në një shoqëri instalimi skelash, u përplas me një kamion me rimorkio ku po udhëtonin babë e bir.

Përplasja ka qenë mjaft e fuqishme, duke u shkaktuar vdekjen në vend dy emigrantëve shqiptarë: Ulkut dhe Seferit. Ndërkohë, babë e bir (italianë) që udhëtonin në kamion kanë marrë vetëm disa plagë të lehta në trup.

Policia italiane po heton mbi zbardhjen e motivit të këtij aksidenti.