
Zbulohet identiteti i personit të dyshuar si të përfshirë në grabitjen spektakolare të aeroportit të Rinasit.
Çala është i njohur nga forcat e rendit, pasi ai është shpallur në kërkim në vitin 2017, bashkë me Admir Muratajn, si të përfshirë në grabitjen e autoblindave në Qaf-Kashar që po shkonin drejtë Rinasit më 9 shkurt.
I dyshuari ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Muratajn te Bankës Kombëtare Greke në qendër te qytetit te Larisës dhe është shpallur në kërkim që prej vitit 2013.
Gjithashtu, Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Ilir Kupës që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi.
Ai së bashku me Ilir Kupën dhe Admir Muratajn kaluan kufirin e gjelbër dhe u fshehën në Shqipëri.
Mirëpo, Klement Çala është arrestuar më parë në Vlorë, por mbetet mister se si është liruar nga gjykata me gjithë akuzat e ngritura ndaj tij.