Zbulohet lideri i ri i ISIS-it – kush është njeriu që do drejtojë grupin terrorist?

Zbulohet lideri i ri i ISIS-it – kush është njeriu që do drejtojë grupin terrorist?

Zbulohet udhëheqësi i ri i ISIS, disa muaj pasi Abu Bakr al-Baghdadi “vdiq si qen” në një bastisje të urdhëruar nga presidenti Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, Amir Mohamed Abdul Rahman al-Mawli al-Salbi, i cili është një nga anëtarët themelues të grupit terror, tani është udhëheqësi i ri i këtij grupi.

Sipas “The Guardian”, ai ka mbikëqyrur operacionet në mbarë globin. Lindur në një familje turkmene të Irakut në qytetin Tal Afar, al-Salbi është një nga të paktët jo-arabë në mesin e udhëheqjes.

Ai thuhet se udhëhoqi skllavërimin e pakicës Yazidi të Irakut dhe u ngrit shpejt në radhët e ISIS-it. Dhe pretendohet se al-Salbi ka të paktën një djalë.