Zbulohet një detaj i ri rreth padisë së Ana Lleshit kundrejt Arjon Lulit

Zbulohet një detaj i ri rreth padisë së Ana Lleshit kundrejt Arjon Lulit

Teksa “Për’puthen”, po vazhdon rrjedhën e njëjtë, dy nga ish-konkurrentët e formatit do të përballen në gjyq me njëri tjetrin.

Ana Lleshi ka ngritur një padi kundër Arjon Lulit për cenimin e privatësisë, pasi ky i fundit publikoi një fotografi ky të dy shihen në një shtrat.

Ajo ka theksuar vazhdimisht që nuk kishte qenë asnjëherë në dijeni të fotografisë dhe publikimi i saj kishte qëllime keqbërëse.

Ish-konkurrentja nuk ka ndarë asnjë detaj dhe deklaratë të mëtejshme pasi që çështja ka kaluar në instanca ligjore dhe mund të penalizohet.

Ndërkohë, Luli ka realizuar një sesion pyetjesh përgjigje në llogarinë e tij në Instagram, ai zbuloi se avokatët kanë paraqitur mbrojtjen e tij, por deri më tani nuk ka asnjë procedim penal.

“Jam paraqitur bashkë me avokatët e mi tek zyrat, por deri tani nuk ka asnjë procedim penal”, shkruan ai.

Në fund, ish-konkurrenti shton se ai është akoma në pritje. /Insajderi.com