Zbulohet sa ka paguar Juve për lirimin e Sarrit nga Chelsea

Zbulohet sa ka paguar Juve për lirimin e Sarrit nga Chelsea

Nga dita e djeshme Juventusi është bërë me trajner të ri.Maurizio Sarri u zyrtarizua si trajner i ri i Juventusit.

Trajneri italian kishte edhe dy vite kontratë me Chelsean.Mediat në Itali, zbulojnë se Juve ka paguar 1 milionë euro për të liruar Sarrin nga Chelsea, pavarësisht se klauzola e largimit ishte 6 milionë euro.

Si Sarri ashtu edhe Chelsea donin ta ndërprisnin bashkëpunimin, prandaj bisedimet u bënë më të lehta në një moment, duke i lejuar atij të shkonte tek Juve.

Rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshje luajti dëshira e 60-vjeçarit për t’iu bashkuar kampionëve në fuqi të Italisë.

Të mërkurën pritet që Sarri të prezantohet para gazetarëve, si trajner i ri i Juves.