Zbulohet se çfarë biseduan Zidane e Guardiola, pas ndeshjes së mbrëmshme

Zbulohet se çfarë biseduan Zidane e Guardiola, pas ndeshjes së mbrëmshme

Manchester City dhe Real Madrid, u takuan mbrëmë në Etihad Stadium, në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku ekipi i Pep Guardiola-s, Manchester City, e mposhti ekipin e Zinedine Zidane, me rezultat 2 me 1, duke e eliminuar nga gara më e fortë në Evropë.

Të dy trajnerët u panë duke biseduar dhe duke qëndruar së bashku pas ndeshjes, transmeton Insajderi.

“Unë e përgëzova për suksesin e tij në La Liga, si dhe e pyeta për familjen e tij” tha Guardiola, i pyetur se për çka biseduan.

“Unë e respektoj tej mase Zidan-in dhe ne do të takohemi së shpejti për të ngrënë një darkë së bashku, pasi kemi shumë gjëra për të biseduar së bashku” përfundoi Guardiola.

Zinedine Zidane, ka fituar titullin e La Liga në këtë sezon, ndërsa Guardiola ka dështuar të fitojë titullin në Premier Ligë, por mbetet në garë në Ligën e Kampionëve./Insajderi.com.