Zbulohet ‘shqisa e gjashtë’ magnetike tek njerëzit 

Zbulohet ‘shqisa e gjashtë’ magnetike tek njerëzit 

Shkencëtarët në Caltech dhe Universitetin e Tokios kanë zbuluar dëshmi për herë të parë që disa njerëz mund të kenë gjithashtu një shqisë të gjashtë magnetike të ndërtuar nga një busullë e cila mund të detektoj ndryshimet në fushat magnetike, shkruan Insajderi.

Është e ditur se shumë prej nesh kanë një ndjenjë të shkëlqyer të drejtimit, ndërsa të tjerët humbasin gjatë gjithë kohës.

Shumë kafshë kanë aftësinë të ndiejnë fusha magnetike: pëllumbat, breshkat dhe madje edhe derri i egër, mund të ndiejnë se cila rrugë është në veri.

Gjetjet sugjerojnë se disa prej nesh mund të kenë një aftësi për të lundruar – dhe për të gjetur drejtimin në veri. 

Në disa individë, shkencëtarët gjetën një ndryshim në valët e trurit që treguan se truri ishte duke përpunuar në mënyrë aktive informacionin.

Studiuesit gjetën një rënie të dukshme të valëve alfa në tru, kur ata i ekspozonin individë të caktuar në një fushë magnetike që tregonte veriun.

Valët alfa janë lëshuar kur mendja është në pushim.

Një rënie ndodh kur truri merr informatën nga shqisat.

“Rezultatet tona tregojnë se trurin e njeriut po mbledh dhe përpunon në mënyrë selektive informacionin drejtues nga receptorët e fushës magnetike”- shkruajnë hulumtuesit.

Këto të dhëna argumentojnë fuqishëm për praninë e transduksionit gjeomagnetik në njerëz, të ngjashëm me ato në kafshë të shumta që migrojnë.

Si përfundim është arritur se duke pasur parasysh praninë e njohur të sistemeve të drejtimit gjeomagnetik shumë të evoluar në specie në të gjithë mbretërinë e kafshëve, ndoshta nuk është e çuditshme që ne të mund të mbajmë së paku disa komponentë nervore funksionale, veçanërisht duke pasur parasysh mënyrën e jetesës nomade të  paraardhësve tanë jo shumë të largët./Insajderi.com