Zëdhënësi i PDK-së: Albin Kurti nuk do të qëndroj gjatë në pushtet

Zëdhënësi i PDK-së: Albin Kurti nuk do të qëndroj gjatë në pushtet

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci, ka deklaruar të martën se “Vetëvendosje nuk do të qëndrojë gjatë në pushtet”.

Kjo deklaratë e tij ardhi pas aderimit të Armend Mujës në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me Haki Abazin, kleptokratin e shoqërisë civile dhe Armend Mujën, sekserin e akreditimeve të universiteteve private, ai pretendon ta luftojë korrupsionin e hajninë”, ka shkruar Bytyci në Facebook.

Ai shtoi se “Është e vërtetë se hajni nuk mund ta vjedhë hajnin, po ky parim nuk vlen për shtetin”. /Insajderi.com