Zëdhënësi i PDK-së: Hoti me gjysmën e Kabinetit por pa strategji në Uashington

Zëdhënësi i PDK-së: Hoti me gjysmën e Kabinetit por pa strategji në Uashington

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi , ka folur rreth shkuarjes së kryeministrit Avdullah Hoti në Uashington.

Bytyçi ka thënë se Hoti edhe pse shkoi me gjysmën e kabinetit qeveritar, ai atje gjendet pa platformë, pa strategji, pa konsensus, pa koordinim dhe pa përvojë dhe pa asnjë ekspert, njofton Insajderi.

Partia Demokratike e Kosovës, e ka kritikuar qasjen e kryeministrit Hoti në procesin e dialogut, e sidomos pas aktakuzës ndaj presidentit Thaçi, shkuarja e Hotit në takime ndërkombëtare është parë si e padrejtë nga zyrtarë të lartë të PDK-së./Insajderi.com