Zëdhënësi i VV’së – Hotit: Demantoje ose konfirmoje që jeni përqafuar me Vuçiqin në Zyrën Ovale

Zëdhënësi i VV’së – Hotit: Demantoje ose konfirmoje që jeni përqafuar me Vuçiqin në Zyrën Ovale

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, që t’i përgjigjet pyetjes publike të tij, pas deklaratës së presidentit Trump që krerët e Kosovës dhe Serbisë ishin përqafuar në Zyrën Ovale, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryeziu ka kërkuar nga Hoti që të konfirmojë apo të demantojë se ai dhe Vuçiq janë përqafuar me rastin e nënshkrimit të zotimeve të 4 shtatorit.

“Pyetje publike për z. Hoti: A mund ta demantojë apo konfirmojë se ai dhe Vuçiq janë përqafuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me rastin e nënshkrimit të zotimeve të 4 shtatorit?”, ka shkruar Kryeziu.

Gjatë ditës së djeshme Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një tubimi elektoral ka thënë se se krerët e Kosovës dhe Serbisë pas arritjes së marrëveshjes ishin përqafuar në Zyrën Ovale dhe se ishte një gjë e bukur për ta parë. /Insajderi.com