Zëdhënësi i Qeverisë: Ministrat vendosin që me kë dëshirojnë të bashkëpunojnë

Zëdhënësi i Qeverisë: Ministrat  vendosin që me kë dëshirojnë të bashkëpunojnë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka thënë të enjten se ministrat përzgjedhin se me kë dëshirojnë të bashkëpunojnë.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi Qeveria e Albin Kurtit ka marrë kritika për shkak se Rabit Konjufca, xhaxhai i kryeparlamentarit Glauk Konjufcës u emërua si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa Sami Uka, vëllai i deputetit Fitim Uka, u emërua në kabinetin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Por, Kryeziu tha se këto emërime janë politike, njofton Insajderi.

“U takon ministrave ta përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre që ata mendojnë se do t’u ndihmojë dhe që i besojnë në kryerjen e detyrave dhe në përmbushjen e zotimeve”, ka shkruar zëdhënësi i Qeverisë në Facebook. /Insajderi.com

 

Sami Uka dhe Rabit Konjufca janë të emëruar politik të ministrive respektive. Ata janë të emëruar sepse nuk janë të…

Posted by Perparim Kryeziu on Thursday, 8 April 2021