Zëdhënësja e PSD-së ia përmend Kurtit deklaratën për kapjen dhe ç’kapjen e shtetit

Zëdhënësja e PSD-së ia përmend Kurtit deklaratën për kapjen dhe ç’kapjen e shtetit

Pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka emëruar sot drejtor në bordin e ndërmarrjes Infrakos, anëtarin e VV-së, Artan Demaku, kanë nisur reagime të shumta në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Insajderi.

Një i tillë ka ardhë edhe nga zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi, e cila ia përmendi një deklaratë të mëhershme Kurtit, i cili fliste për kapjen e shtetit.

“Albin Kurti: “Duhet me e kape shtetin per me e çkape shtetin”. Fare mire e kemi ditur se cfare do te thoshte per ty kjo, sot e cdo dite tenden me pushtet, e kuptojne edhe te tjeret. Artan Dermaku, anetar i VV-se, eshte emeruar sot drejtor ne bordin e ndermarrjes Infrakos”, ka shkruar Kuci në rrjetin social Facebook./ Insajderi.com