Zeka: Prioritet për Qeverinë e re është hartimi i një strategjie kombëtare për zhvillimin ekonomik

Zeka: Prioritet për Qeverinë e re është hartimi i një strategjie kombëtare për zhvillimin ekonomik

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka, është shprehur se prioritet kryesor për Qeverinë e re është hartimi i një strategjie kombëtare për zhvillimin ekonomik, për të cilën tha se i ka munguar vendit, njofton Insajderi.

Ai në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti theksoi se me prioritet e shohin plotësim-ndryshimin e Ligjit për Investime Strategjike.

Zeka shtoi se kanë adresuar 50 rekomandime për katër vitet e qeverisjes së ardhshme, të cilat tha se pret të merren në konsideratë.

“Një pjesë e këtyre rekomandimeve lidhen për zhvillimin ekonomik, dhe një pjesë e tyre për sektorin privat që në këtë kohë pandemia COVID-19 nuk është që kanë pasur mbështetjen e duhur”, tha ai.

Ai gjithashtu kërkoi që Komisioni parlamentar dhe Kuvendi të shtojë dinamikën e punës për krijimin e ligjeve që lidhen me nxitjen e investimeve. /Insajderi.com