Zelanda e Re kërkon nga Policia e Kosovës të marrë masa për largimin e pamjeve të masakrës

Zelanda e Re kërkon nga Policia e Kosovës të marrë masa për largimin e pamjeve të masakrës

Policia e Kosovës po kërkon nga qytetarët e vendit heqjen e pamjeve nga sulmi terrorist në Zelandë të Re.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se shkresa është pranuar nga kanalet zyrtare të Zelandës së Re.

“Të njëjtit kanë konsideruar se pamjet e këtij sulmi janë të kundërligjshme dhe të pa këndshme sipas ligjit të Zelandës së Re, andaj përmes partneritetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët kërkojnë edhe ndihmën tonë në largimin e kësaj pamje online të këtij sulmi dhe shpërndarjen e mesazhit të tyre”, thuhet në komunikatë.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës (PK) me qëllim, të informimit të mediave dhe opinionit publik, ju adreson këtë njoftim zyrtar i cili ka të bëjë me një shkresë të pranuar përmes kanaleve zyrtare nga Zelanda e Re.

Shkresa zyrtare e pranuar nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Zelandës së Re, i referohet tragjedisë së ndodhur në Christchurch, i cila u vlerësua si sulm terrorist, dhe me këtë rast Zelanda e Re është duke bashkëpunuar me partnerë vendor dhe ndërkombëtar, përfshirë edhe Policinë e Kosovës, që t’i largoj pamjet online në lidhje me sulmin.

Të njëjtit kanë konsideruar se pamjet e këtij sulmi janë të kundërligjshme dhe të pa këndshme sipas ligjit të Zelandës së Re, andaj përmes partneritetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët kërkojnë edhe ndihmën tonë në largimin e kësaj pamje online të këtij sulmi dhe shpërndarjen e mesazhit të tyre.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, me qëllim të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër akteve terroriste, ju adreson këtë informacion të pranuar nga Zelanda e Re për largimin e pamjeve online të sulmit dhe njëkohësisht largimin e pamjeve me përmbajtje të kësaj natyre.

Pamjet mund t’i raportoni drejtpërdrejt në platformën ku hasen pamjet, gjithashtu, për çfarëdo lloj informacioni, ankese apo problemi lidhur me këtë mund ta adresoni në Policinë e Kosovës në emailin zyrtar [email protected] apo edhe direkt përmes faqes së censuruar të internetit

https://www.dia.govt.nz/ëeb/submitforms.nsf/cencomp