Zemaj anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Zemaj anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Pas një vendimi të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë ku ishte shfuqizuar vendimi që përcakton çmimin e barnave dhe mjeteve farmaceutike, sot vendimi për shfuqizim është kthyer mbrapa, njofton Insajderi.

Ministri i Shëndetësie, Armend Zemaj, ka folur thënë së anulimi i vendimit të djeshëm është bërë pasi që nuk kishte mundësi zbatimi për shkak të disa dispozitave të tij.

Këtë lajm Zemaj e ka dhënë pas takimit që ka pasur sot me përfaqësuesit e Odës Farmaceutike dhe Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës.

Për më tepër, ministri Zemaj ka nxjerrë vendim me të cilin ka obliguar sekretarin e Përgjithshëm të MSH-së që të ndërmarrë veprime për plotësim – ndryshimin e udhëzimit administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Lidhur me vendimin e djeshëm ka pasur shumë reagime, ku më i ashpër ka qenë ish Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismali./Insajderi.com