Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot zhvilloi një takim virtual me homologun e tij nga Izraeli, Yuli Edelstein, ku diskutuan për gjendjen e pandemisë në vendin tonë, njofton Insajderi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë se kanë folur edhe për angazhimin e Kosovës në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.
Tutje, Zemaj njoftoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të jetë i plotë.
“Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ishte përkrah qytetarëve tanë në kohën kur na kanosej ekzistenca, ashtu sikur që ne mbajtëm besën në kohët e vështira kur kombet tjera ishin të pabesë ndaj tyre”./Insajderi.com