Zemaj dënon sulmin ndaj dy zyrtarëve policorë në Ferizaj, thotë se Policia ka nevojë për mbështetje

Zemaj dënon sulmin ndaj dy zyrtarëve policorë në Ferizaj, thotë se Policia ka nevojë për mbështetje

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i ka dhënë mbështetje Policisë së Kosovës, lidhur pas rastit në Ferizaj, ku dy pjesëtarë të tyre janë sulmuar së fundmi në këtë komunë, njofton Insajderi.

Sipas tij, Policia është nga institucionet që po bartin barrën më të madhe në menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se pengimi i zyrtarëve policorë në detyrë dhe sulmet ndaj tyre janë akte të papranueshme dhe si të tilla duhet të ndëshkohen, prandaj duhet të mbështeten policët në punën e tyre.

“Një prej institucioneve që ka bartur një barrë të madhe në menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe zbatimin e masave, krahas profesionistëve shëndetësor, është edhe Policia e Kosovës. Pengimi i tyre në detyrë dhe sulmet ndaj tyre janë akte të pa pranushme dhe si të tilla duhet ndëshkuar. Prandaj, t’i mbështesim policët tonë në punën e tyre të përkushtuar për rend e siguri, por edhe për ruatjen e shëndetit publik të qytetarëve. Bashkë jemi më të fortë!”, ka shkruar ai. /Insajderi.com