Zemaj e quan të pamoralshme festën e VV-së në Podujevë: U rrezikua shëndeti publik

Zemaj e quan të pamoralshme festën e VV-së në Podujevë: U rrezikua shëndeti publik

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se festa e mbrëmshme e Lëvizjes Vetëvendosje pas fitores në Podujevë, ka qenë sfiduese për Policinë dhe Inspektorin Sanitar.

Zemaj në Kuvendin e Kosovës i ka cilësuar si të pamoralshme dhe joetike thirrjet për grumbullimin e qytetarëve në këtë kohë pandemie.

“Ju e dini që dje edhe me Inspektoratin kam vizituar qendra të votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut. Atje pa pasur respektim të masave antiCOVID…edhe në orët e pasdites kemi bërë thirrje që masat të respektohen, nuk është vetëm fitorja është edhe shëndeti në pyetje”.

“Ato pamje kanë qenë sfidues për Policinë edhe për Inspektoratin, ishin të pamoralshme dhe jo etike kjo ishte rrezik për shëndetin publik”, ka thënë Zemaj. /Insajderi.com