Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është drejtuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i thënë dikujt nga ta se “shihesh në sy që je me COVID-19”, derisa ka folur në parlamentin e Kosovës para deputetëve.
Insajderi.com mëson se ishte deputetja Fitore Pacolli, ajo që po i drejtohej Zemaj.
“Ti je me simptoma, po po ti je. N’sy shihet që je me simptoma”, i ka thënë ministri deputetes Pacolli.
Ndërsa më pas u është drejtuar të gjithëve duke iu thënë që ju jeni potencialisht të infektuar dhe duhet të shkoni të bëni testime, duke aluduar në protestën e Vetëvendosjes në shesh.
“Pse po ikni nga testet?”, i ka pyetur Zemaj deputetët e VV-së.
Zemajn e ka kundërshtuar nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, e cila po e udhëhiqte seancën, në mungesë të kryetares Vjosa Osmani.
Nagavci i ka thënë Zemajt se ai s’mund ta dijë nga sytë se kush është i infektuar e kush jo dhe se duhet të ketë kujdes me fjalorin./Insajderi.com