Zemaj: Koordinimi ndërinstitucional të vazhdojë

Zemaj: Koordinimi ndërinstitucional të vazhdojë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë takimit virtual me kryetarë të komunave ka bërë të ditur se është dakorduar që të ketë koordinim të plotë në zbatimin e masave të reja anti-Covid, njofton Insajderi.

Në profilin e tij në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mësimit dhe respektimit të masave brenda shkollave.

Tutje, në postimin e Zemajt thuhet që bashkëpunimi ndërinstitucional dhe koordinimi i plotë mes komunave dhe qeverisë do të vazhdojë në mënyrë që të menaxhohet sa më mirë situata me Covid-19./Insajderi.com