Zemaj: Luftën anti-COVID’19 ta bëjmë së bashku – votimi i buxhetit s’është votim politik sot

Zemaj: Luftën anti-COVID’19 ta bëjmë së bashku – votimi i buxhetit s’është votim politik sot

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës është prononcuar pas shifrave që u dhanë sot dhe përbejnë rekord të zi të të vdekurve brenda 24 orëve nga Coronavirusi në Kosovë.

Armend Zemaj tha se këtë luftë anti-COVID’19 “duhet ta zhvillojmë të bashkuar dhe jo të përçarë politikisht”.

Vetëm sot Instituti Kombëtar i Shëndetit publik ka raportuar për 16 vdekje si pasojë e infektimit me virus, ndërsa është njoftuar edhe për 212 infektime të reja.

Zemaj thotë se këto shifra mund të ulën po u bashkuar spektri politik e bashkë me ta qytetarët.

“Kisha lutur të gjithë që nuk luhet me këto ndenja, por duhet të luftojmë të gjithë së bashku që ta mundim këtë të keqe. Edhe vendet me sistemin më të avancuar shëndetësor janë duke u përballur me vdekshmëri nga COVID-19”, ka pohuar Zemaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Janë duke u munduar që të luftojmë me pandeminë, por ta ruajmë edhe ekonominë”, pohoi ministri, i cili shtoi se prandaj është shumë e rëndësishme që të votohet rishikimi i buxhetit dhe të mundësohen projektet.

“Është shumë e rëndësishme që ta votojmë rishikimin e buxhetit. Është lufta me COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike. Dy paralele, njerëzit kanë nevojë për ekonomi dhe gjithashtu ta ruajnë shëndetin, prandaj votimi nuk është votim politik sot”./Insajderi.com