Zemaj: Masat e marra kundër COVID-19 po rezultojnë të suksesshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka shkruar se masat e marra kundër COVID-19 po rezultojnë të suksesshme.

Zemaj: Masat e marra kundër COVID-19 po rezultojnë të suksesshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj beson se masat e marra për menaxhimin e pandemisë COVID-19 po rezultojnë të suksesshme.

Në një postim në Facebook, Zemaj tha se presin që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, përgjegjësia na thërret që të vazhdojmë me disiplinë, kujdes, zbatim edhe më rigoroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve me qëllim që puna e personelit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera të lehtësohet dhe shëndeti i popullatës të ruhet

Qeveria e Kosovës në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ka marrë disa masa si; obigueshmëria e maskave dhe ndëshkimi i mos-mbajtja së saj, cenzurimi i lirisë së lëvizjes në  disa qytete pas orës 21:00 dhe limitimi i gastronomisë. /Insajder.com/

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës /Ministria e Shëndetësisë në menaxhimin e pandemisë Covid-19 kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive. Ky është rezultat i kujdesit që keni manifestuar ditëve të fundit duke bartuar maska mbrojtëse, ruajtur distancën fizike, mbajtur higjienën personale e kolektive dhe mbi të gjitha duke ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe të sjelljes përballë një rreziku siç është Covid-19. Ne presim që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, përgjegjësia na thërret që të vazhdojmë me disiplinë, kujdes, zbatim edhe më rigiroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve me qëllim që puna e personelit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera të lehtësohet dhe shëndeti i popullatës të ruhet.

Mos u Shliro!
Bashkë për shëndetin e të gjithëve!