Zemaj: Masat e reja për të ndaluar të gjitha hyrjet dhe daljet në Prishtinë dhe gjashtë komuna tjera po respektohen

Zemaj: Masat e reja për të ndaluar të gjitha hyrjet dhe daljet në Prishtinë dhe gjashtë komuna tjera po respektohen

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se të gjitha hyrjet dhe daljet në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Gjilan, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime, po respektohen.

Ai për këtë falënderoi Policinë e Kosovës, njofton Insajderi.

“Në zbatimin e rreptë të masave janë̈ edhe Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale dhe shtabet komunale për zbatimin e Ligjit anti COVID-19, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19”, ka shkruar Zemaj.

Po ashtu ai tha se “Bashkë me IKSHPK-në po përcjellim me vëmendje situatën epidemiologjike, bazuar në hartën e rasteve me COVID-19 për 100 mijë banorë, nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja në komunat të tjera, edhe ato do të mbyllen”. /Insajderi.com