Zemaj: Mirëpres vendimin e Qeverisë për ndarjen e 10 milionë eurove për MSH-në

Zemaj: Mirëpres vendimin e Qeverisë për ndarjen e 10 milionë eurove për MSH-në

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, po i quan lajme të mira vendimet e sotme të Qeverisë në detyrë të miratuara në mbledhjen e 69-të, ku kanë ndarë buxhet shtesë prej 10 milionë eurove për sektorin e shëndetësisë, njofton Insajderi.

Kjo meqë sipas tij, po iu jepet mbështetje personelit shëndetësor.

”Dy lajme të mira. Personeli shëndetësor dhe teknik i cili ka qenë i angazhuar për menaxhimin e pandemisë, do të përfitojnë edhe mbështetje financiare. Kjo u bë e mundur sot nga vendimi i Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 10 milion eurove, të cilat mjete po ashtu do të dedikohen edhe për blerjen e materialeve dhe aparaturave mjekësore”, ka thënë Zemaj.

“Falënderoj edhe një herë të gjithë ata që në forma të ndryshme kanë ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin sa më të mirë të pandemisë. Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere”, është shprehur tutje ai. /Insajderi.com