Zemaj monitoron shpërndarjen e vaksinave kundër gripit sezonal

Zemaj monitoron shpërndarjen e vaksinave kundër gripit sezonal

Ministri i Shëndetësi, Armend Zemaj, mori pjesë në shpërndarjen e vaksinave kundër gripit sezonal në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), transmeton Insajderi.

Me këtë rast ai ka thënë se vaksinat do të shpërndahen nëpër të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në vend.

Vitin e kaluar MSH kishte blerë 100 mijë e 500 vaksina, raporton EO.

Krahas këtij furnizimi, është thënë se Ministria e Shëndetësisë po synon të blejë edhe mbi 300 mijë vaksina të tjera.

Çmimi i vaksinave është pesë euro e 27 cent. /Insajderi.com