Zemaj: Në shkurt vijnë vaksinat e para anti-COVID

Zemaj: Në shkurt vijnë vaksinat e para anti-COVID

Në muajin shkurt Kosova do t’i marrë vaksinat e para për COVID-19, njofton Insajderi.

Këtë në Radio Televizionin Publik e konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai nuk tregoi për sasinë e vaksinave që do t’i dhurohen Kosovës.

“Sapo me erdhi emaili zyrtar se kontigjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, tha Zemaj. /Insajderi.com