Zemaj: Nga 4 qershori janë kryer mbi 100 mijë testime për Covid-19

Zemaj: Nga 4 qershori janë kryer mbi 100 mijë testime për Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës që po vazhdon të mbahet, ka bërë të ditur se nga fillimi i pandemisë janë kryer më shumë se 119 mijë testime për Covid-19 në Kosovë, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se “vetëm nga 4 qershori e deri më tani, janë kryer më shumë se 194 mijë testime”.

“Që nga dita e parë e pandemisë dhe deri më 16 nëntor, në Kosovë janë kryer 119 mijë e 20 testime, deri më 4 qershor, pra për 92 ditë janë kryer 15 mijë e 880 testime, ndërsa nga 4 qershori deri më 16 nëntor 104 mijë e 640 testime”.

Zemaj ka deklaruar se kanë kërkuar furnizim edhe me 300 mijë teste për Covid-19.

Gjatë seancës së sotme ai ka kërkuar unitet nga pozita dhe opozita për ta menaxhuar gjendjen me pandeminë, derisa po ashtu është shprehur se si ministër ka punuar për fushën e shëndetësisë.

Përndryshe, opozita ka kritikuar Qeverinë Hoti dhe ministrin Zemaj për keqmenaxhim gjatë kohës së pandemisë./Insajderi.com