Zemaj: Nga sot ndërkombëtarët do të na sensibilizojnë për COVID-19

Zemaj: Nga sot ndërkombëtarët do të na sensibilizojnë për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se nga sot do të fillojë nisma për sensibilizmin e qytetarëve për Coronavirusin, njofton Insajderi.

Siç ka njoftuar Zemaj, kësaj nisme do t’i bashkohen edhe “miqtë ndërkombëtarë”, ndërsa ka shtuar se sensibilizimi do të bëhet përmes video-mesazheve.

“Të angazhuar në forma të ndryshme po bëjmë përpjekje që të jemi sa më pranë qytetarëve për të treguar se virusi është ende në mesin tonë, se virusi po merr jetë dhe që lufta ndaj tij fitohet vetëm kur të gjithë jemi bashkë”.

“Nga sot dhe ditët në vijim, do të jenë me ne edhe miqtë ndërkombëtarë nëpërmjet video mesazheve të tyre për të vetmin qëllim: të sensibilizojmë njëzëri kundër një të keqeje, që është Covid-19” ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com