Zemaj njofton për hapat e radhës për menaxhimin e pandemisë Covid-19

Zemaj njofton për hapat e radhës për menaxhimin e pandemisë Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka prezantuar hapat e ri që do të ndërmerren për menaxhimin e situatës me Covid-19, njofton Insajderi.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “fillimisht rënia e numrit të rasteve, po na mundëson mobilizim të përgjithshëm, dhe se ditët në vijim do të kalojmë në një nivel tjetër të masave mbrojtëse të cilat janë të domosdoshme për ta ruajtur situatën epidemiologjike në vend”.

Më pas Zemaj, ka informuar se stafi jo mjekësor akoma nuk i kanë marrë shtesat e tyre, por që lidhur me këtë problem, ai është në komunikim me Ministrinë e Financave që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt.

Tutje, ai ka informuar se janë siguruar  160 mijë vaksina kundër gripit sezonal, derisa janë në proces të sigurimit edhe të mbi 200 mijë të tjera./Insajderi.com