Zemaj: Nuk do të këtë manipulim me çmimin e testeve në laboratorë privatë

Zemaj: Nuk do të këtë manipulim me çmimin e testeve në laboratorë privatë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe kryetari i i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, në një konferencë për media kane folur rreth çmimit të testimeve që do të kryehen në laboratorë private, njofton Insjaderi.

Në komunikatë për media, ministri Zemaj ka thënë se do të ketë monitorim të rreptë dhe nuk do të lejohen marrëveshje të çmimeve që dëmtojnë qytetarët.

Nga ana tjetër, Prestreshi ka ofruar mbështetje duke thënë se nuk do lejojë asnjë marrëveshje rreth çmimit të shërbimit të testimit në mes të laboratorëve të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Më pas Prestreshi se nuk do të lejojnë që të abuzohet me çmimin e testeve, sikurse është bërë me çmimet e dezinfektuesve në fillim të pandemisë./Insajderi.com