Zemaj: Nuk do të marrim masa të reja pa u koordinuar me të gjitha institucionet

Zemaj: Nuk do të marrim masa të reja pa u koordinuar me të gjitha institucionet

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se nuk do të ndërmarrin asnjë veprim dhe asnjë masë të re kundër COVID-19 pa u koordinuar me institucionet  që janë të involvuara në zbatueshmërnë e Ligjit për pandeminë, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj është shprehur se çdo masë apo vendim është i kotë nëse nuk ka mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave.

“Në Republikën e Kosovës, autoriteti i vetëm që interpreton masat anti Covid është Ministria e Shëndetësisë, çdo vendim tjetër i lëshuar nga ndonjë institucion tjetër, si leje për veprim është i pavlefshëm dhe policia dhe inspektoratet duhet të veprojnë menjëherë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Tutje, ministri Zemaj ka lutur qytetarët që pas ardhjes së mërgimtarëve të kenë kujdes e të respektojnë masat./Insajderi.com