Zemaj: Nuk po respektohen masat sa duhet

Zemaj: Nuk po respektohen masat sa duhet

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i’u është drejtuar përsëri qytetarëve për çështjen e pandemisë, njofton Insajderi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deri më sot masat anti-Covid nuk po respektohen sa duhet, e si pasojë rastet e infektimit po rriten dhe numri i vdekjeve gjithashtu.

Tutje Zemaj ka thënë se ky numër i madh i vdekjeve dhe infeksioneve është sinjali më i qartë i pakujdesisë në vendin tonë.

Në fund ai ka porositur qytetarët që t’i respektojnë masat që e parandalojnë përhapjen e virusit./Insajderi.com