Zemaj paralajmëron masa të reja kufizuese nëse vazhdon rritja e rasteve

Zemaj paralajmëron masa të reja kufizuese nëse vazhdon rritja e rasteve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar masa të reja kufizuese në rast se vazhdon rritja e rasteve pozitive me COVID-19, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai sot në Klan Kosova, ku tutje tha se shkak i rritjes së numrit të rasteve, është mospërgjegjshmëria e qytetarëve.

“Mendoj që është mosdiciplina edhe individuale edhe institucionale. Niveli i infeksionit në institucionet publike, por edhe në ato private është tregues i qartë, që njerëzit nuk po janë të kujdesshëm dhe nuk e vendosin maskën. Edhe pse Kosova, në trendin që ne përcjellim,  akoma jemi në limitet e vijës së gjelbër për kokë banori. Ky dyjavor për ne me statistika është i njëjtë, pavarësisht numrit që edhe dje e sot kemi mbi 280 raste me Covid”.

“Nuk mund të lejojmë pavarësisht trendit të hapjes së nevojës që kemi për lëvizje, ekonomi, edhe për zhvillim të jetës normale. Do të ndërmarrim masa në kufizim të grumbullimeve (aktivitet qofshin private ose publike), do ta reduktojmë numrin në adminstratën qendrore apo lokale, do të ketë kufizim të kohës së zhvillimit të veprimtarive sidomos në gastronomi dhe të aktiviteteve kulturore dhe sportive”, ka thënë ai. /Insajderi.com