Zemaj paralajmëron testime masive

Zemaj paralajmëron testime masive

Përkundër ndalimit të testimeve të kontakteve të personave me Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se janë duke e rishikuar situatën për të kaluar në teste masive, edhe pse nuk tregoi ku do t’i marrin testet.

Në vizitën e sotme të tij në komunën e Prishtinës, i pari i shëndetësisë tha se janë duke punuar për një strategji anti Covid-19.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se përkundër rritjeve të rasteve në kryeqytet po menaxhohet situata me Covid-19.

“Ne vazhdojmë t’i kryejmë detyrat tona. I kemi rreth 400 raste aktive në kryeqytet. Deri më sot jemi në gjendje të kemi situatën në kontroll”, tha ai./Insajderi.com