Zemaj për deputetët e VV-së: “Praktikantët” të marrin në qafë me hipokrizi

Zemaj për deputetët e VV-së: “Praktikantët” të marrin në qafë me hipokrizi

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, i ka quajtur “praktikantë” deputetët e partisë e cila është në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Reagimi i tij ka ardhur pasi deputetët e VV-së bashkë me ata të Listës Serbe të enjten votuan pro propozimit që shteti t’i ndajë mbi 10 milionë euro për t’ua paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës

“Një herë mbetën vetëm në Kuvend, shikoje çka bëjnë. ‘Praktikantët’ të marrin në qafë me hipokrizi. Ah mos ta harrojmë ‘pse me pague rrymën në veri për ata që na i vrasin vëllezërit’! Popullistë të shndërruar në konformistë”, ka shkruar ish-ministri i Shëndetësisë.

Me 61 vota pro ka kaluar në Kuvendin e Kosovës propozimi që të paguhet energjia elektrike për serbët në komunat veriore.

Opozita nuk ka pranuar që ta votojë një ligj të tillë, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për “shkeljen e premtimeve”./Insajderi.com