Masa të reja

Vendosen masa të reja për shkak të Covid-19

Vendosen masa të reja për shkak të Covid-19

Në mbledhjen sotshme të qeverisë me propozimin e ministrit të shëndetësisë Armend Zemaj, merret vendimi të riorganizohet pune në institucione. Stafi duhet të reduktohet. Aty ku është e mundur të organizohet puna online, njofton Insajderi.

“Jo vetëm për shkak të urgjencës, por për shkak që MSH’ja në vazhdimësi është duke mbikëqyre situatën epidemiologjike, duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi pasur një rritje në institucionet publike dhe private, me qëllim të parandalimit IKSHPK-ja na ka rekomanduar që të përkrahë vendimin që të gjitha institucionet publike dhe private obligohen që të organizojnë punën në distancë fizike apo nga shtëpitë e tyre që nënkupton reduktimin e   stafit. Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucione. Të gjitha institucionet obligohen të organizojnë punën në përputhje me manualin. Obligohen institucionet që të ndërmarrin vendimet sipas manualit. Ky vendim kërkojë që të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit”, ka thënë ministri  Zemaj në mbledhjen e sotshme.

Ky propozim i tij është votuar në mbledhjen e qeverisë dhe nga sot hynë në fuqi. /Insajderi.com