Zemaj për vdekjet “misterioze” të së dielës nga coronavirusi: Po presim raportin e prokurorisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se po presin raportin e prokurorisë për vdekejt e së dielës

Zemaj për vdekjet “misterioze” të së dielës nga coronavirusi: Po presim raportin e prokurorisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zmeaj ka thënë në një konferencë për media se është duke pritur një raport final nga Prokuroria për vdekjet e së dielës nga coronavirusi nëse ka elemente penale.

“Prokuroria të dalin më raport konkret të njoftojnë ministrin dhe të dalin me raport konkret se a ka vepër penale apo jo”, ka deklaruar Zemaj.

Në një konferencë për media ai u pyet edhe për menaxhimin e pandemisë, ku tha që nuk ka interesim të bëjë krahasime në mes kohëve e as individëve.

“Mendoj që duhet ti shikoni në aspekt pre. Filmi i pandemisë në të cilën gjendemi ne dhe gjithë globi dallon. Mos bëni krahasime mes kohëve dhe as mes individë më së pakti jom i interesuar që të merrem me atë pjesë. Menaxhimi është në koordinim të plotë më të gjitha institucionet. Me vendimi e ri të Qeverisë kemi kërkuar riaktivizim të plotë. Të gjitha shtabet emergjente të komunave janë deklaruar se do të respektojnë vendimet”, ka theksuar Zemaj.

Zemaj poashut komentoi edhe shkarkimet e fundit që ndodhën

“Shkarkimi i drejtorit, Basri Sejdiu duhet të përshëndetët, ndërsa në ditët në vazhdim do të bëjmë të ditur edhe veprimet e tjera”, ka thënë Zemaj. /Insajderi.com/