Zemaj pret në takim përfaqësuesit e OBSh-së dhe IKSHPK-së

Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e OBSh-së dhe IKSHPK-së. Kanë diskutuar për gjendjen aktuale me pandeminë Covid-19.

Zemaj pret në takim përfaqësuesit e OBSh-së dhe IKSHPK-së

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e zyrës rajonale dhe asaj vendore të OBSh-së, dhe përfaqësuesit e IKShPK, me të cilët kanë diskutuar rreth 9 shtyllave ndërtuese të Strategjisë së Përgjigjes gjatë Emergjencave, njofton Insajderi.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e zyrës rajonale të OBSh-së prezantuan rekomandimet e tyre për secilën prej këtyre shtyllave, duke u dakorduar për një bashkëpunim të vazhdueshëm

“Sot prita në takim përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të OBSH-së, përfaqësuesit e Zyrës së OBSH-së në Kosovë dhe përfaqësuesit e IKSHPK-së, ku diskutuam në detaje rreth 9 shtyllave ndërtuese të Strategjisë së Përgjigjes gjatë Emergjencave.

Përfaqësuesit e Zyrës Rajonale e OBSH-së prezantuan rekomandimet e tyre për secilën prej këtyre shtyllave, dhe u dakorduam që me një bashkëpunim të afërt dhe të vazhdueshëm do të angazhohemi që t’i përmbushim këto rekomandime”./Insajderi.com