Zemaj propozon formimin e një spitali anti-Covid me rreth 500 shtretër

Zemaj propozon formimin e një spitali anti-Covid me rreth 500 shtretër

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se në takimin e sotëm të Komitetit për Koordinim dhe Vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19, është diskutuar për mundësinë e ngritjes së kapaciteteve mjekësore për përballimin me situatën me COVID-19, njofton Insajderi.

Zemaj ka thënë se është propozuar që si masë e përgatitjes për valën e dytë është që të krijohet një spital me rreth 500 shtretër, e që do të vendoset në objektin e ri të Emergjencës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se nuk pritet lirim i masave ndaj pandemisë në një të ardhme të afërt, por theksoi se kërkesat e bizneseve do të shqyrtohen.

“MSh ka themeluar Komisionin koordinues për identifikimin e gjendjes së objektit, marrjen e nevojave nga shërbimet kyçe mjekësore, arkitektonike dhe të pajisjeve për ri projektim të objektit (propozuar nga shërbimet adekuate të ShSKUKsë) dhe është ne fazën e përgatitjes që eventualisht të kërkoj projektimin për ri- destinim, nëse marrim mbështetjen e Qeverisë, pa e cenuar arkitekturën ekzistuese aq sa është e mundur por duke futur në funksion të gjitha shërbimet e nevojshme për një spital ANTI COVID me kapacitet prej 450 – 500 shtretër me standardet më të reja për këtë qëllim”, ka shkruar ai.

“Me shfrytëzimin i kësaj hapësire për trajtim të pacientëve me COVID-19 do të mundësohej: shërbim cilësor dhe adekuat për COVID, koncentrimi i stafit profesional në një institucion dhe ofrimi i shërbimeve kualitative, duke shkarkuar institucionet e tjera”, ka shkruar tutje Zemaj. /Insajderi.com