Zemaj refuzon ftesën e Komisionit për Shëndetësi – nuk shkon për raportim

Zemaj refuzon ftesën e Komisionit për Shëndetësi – nuk shkon për raportim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka refuzuar ftesën e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për raportim, transmeton Insajderi.

Këtë e ka konfirmuar kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj, e cila tha se deputetët e kanë ftuar atë disa herë për raportim lidhur me gjendjen sa i përket pandemisë në vend, por që Zemaj nuk ka pranuar ftesën e tyre.

“Ka disa ditë që komisioni e ka ftuar ministrin për të diskutuar për pandeminë e për vendimet e fundit, por ai sot na ka refuzuar ftesën”, ka thënë ajo për express.

Sipas Reshitaj, arsyetimi që i është dhënë, është se për shkak të agjendës ministri nuk do të marrë pjesë në raportim.

“Sot na ka ardhur një email ku është shkruar se për shkak të agjendës ministri nuk mund të jetë prezent në mbledhjen e komisionit”, ka thënë ajo. /Insajderi.com