fbpx

Zemaj: Rritja e pagave të Qeverisë e ka përkeqësuar situatën

Zemaj: Rritja e pagave të Qeverisë e ka përkeqësuar situatën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se elementi bazik që e ka përkeqësuar situatën është rritja e pagave për zyrtarët e Qeverisë. Sipas tij, çdo gjë që ka vënë në lëvizje negativisht ka qenë e iniciuar nga ky veprim.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për rritjen e pagës minimale, Zemaj ka thënë se duhet të harmonizohet dallimi në mes të pagës minimale të sektorit publik dhe atij privat.

Zemaj: Të harmonizohet dallimi mes pagës minimale në sektorin privat dhe publik

“Ky dallim edhe mes pagës mesatare në sektorin publik dhe sektorin privat duhet të harmonizohet në atë që është kërkesë elementare për jetë të qytetarëve në Republikë ne Kosovës. LDK do të ndihmojë në këtë proces ,do të jap edhe argumentet e veta dhe mundësitë e veta, që punëtoret qoftë në sektorin privat ,qoftë ata që kryejnë shërbime në sektorin publik sepse u potencua që paga në sektorin publik e ka një lloj trajtim të dinjitetshëm në raport me të tjerët, dhe të rregullohet pa përdorur mekanizma pa përdorur institucione të tjera që mund të lënë shije të hidhur sic ishte me sindikatat e arsimit dhe pagat e arsimtarëve”, tha ai