Zemaj sot viziton Maqedoninë e Veriut

Zemaj sot viziton Maqedoninë e Veriut

Në kuadrin e mobilizimit dhe koordinimit të veprimeve në menaxhimin e situatës me Covid-19, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot më datën 10.09.2020 do bëjë vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Gjatë këtij takimi, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe ndërtimit të planeve për të ardhmen për luftimin e pandemisë Covid-19, Zemaj do të takohet me homologun e tij nga Maqedonia Veriore Venko Filipçe.

Takimi i dy ministrave do të bëhet në orën 12:00 në Shkup në ndërtesën e Ministrisë së Shëndetësisë./Insajderi.com