Zemaj takohet me gastronomët, bisedohet për masat e reja

Zemaj takohet me gastronomët, bisedohet për masat e reja

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar në lidhje me masat e reja që Qeveria do t’i marrë në ditët në vijim.

Gastronomët u zotuan se do të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për parandalimin e Coronavirusit.

“Me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi dhe gastronomë nga qytetet e ndryshme të Kosovës bisedova për masat e reja që do të mirren nga qeveria në ditët në vijim. U dakorduam se të gjithë se bashku duhet t’i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e Covid19. Jemi të vetëdijshëm se pandemia nuk po e dëmton vetëm shëndetin tonë, por ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në ekonomi dhe po rrezikon funksionimin e bizneseve. E më këtë po e cenon edhe mbijetesën ekonomike të shumë familjeve. Sqarova se jam i gatshëm që në çdo moment të takoj përfaqësuesit e bizneseve dhe këta të shohin nga afër angazhimet tona në luftën kundër virusit”, ka shkruar Zemaj. /Insajderi.com/