Zemaj thotë se nuk ka ankesa për laboratorët privatë që po kryejnë testime për COVID-19

Zemaj thotë se nuk ka ankesa për laboratorët privatë që po kryejnë testime për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është deklaruar lidhur me laboratorët privatë, të cilët janë licencuar për të kryer testime për COVID-19.

Në një konferencë për media, derisa vizitoi Prizrenin, Zemaj tha se deri më tani nuk ka ankesa në lidhje me këta labortatorë të cilëve iu lejohet të bëhet testimi për këtë sëmundje.

I pari i shëndetësisë tha se ka angazhuar inspektorë, të cilët do të kontrollojnë punën e këtyre laboratorëve.

“Kam angazhuar Inspektoratin Shëndetësor dhe IKSHPK-në që të aktivizojnë potencialin e tyre në kontrollin e këtyre laboratorëve, nga informacionet dhe raportet zyrtare deri më tani nuk ka ndonjë vërejtje për cilësinë e këtyre laboratorëve që japin këto shërbime, ndërsa nevoja për testime është duke vazhduar dhe jemi në procedura në zgjerimin e testimeve në 6 rajonet, si në laboratorë molekularë, ashtu edhe në laboratorët serologjikë”, ka thënë Zemaj, transmeton “Zeri.info”.

Deri tani në Kosovë janë licencuar vetëm dy laboratorë për teste PCR dhe dhjetëra të tjerë për testime serologjike. /Insajderi.com