Zemaj tregon nëse ka ndonjë rast të infektuar për së dyti në Kosovë

Zemaj tregon nëse ka ndonjë rast të infektuar për së dyti në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të infektimit për të dytën herë me Covid 19, njofton Insajderi.

“Sipas informacioneve dhe statistikave, nuk kemi asnjë rast që është ifektuar dy herë nga Covid 19”, tha Zemaj në Rubikon.

Megjithatë, ai ka kërkuar kujdes edhe nga personat e infektuar e që e kanë kaluar, pasi ka thënë se nuk ka ndonjë informatë të saktë se çfarë mund të ndodhë dhe se të njëjtat probleme janë duke u diskutuar kudo në botë edhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë./Insajderi.com.