Zemaj: Vdekjet do të ishin dyfish më shumë nëse s’do të merrnim masa

Zemaj: Vdekjet do të ishin dyfish më shumë nëse s’do të merrnim masa

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Covid-19 kanë dhënë efekt, njofton Insajderi.

Ai në televizionin T7 ka insistuar se “rezultatet janë të dukshme”.

“Projeksionet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës ishin që ne pothuajse për dy javë ose një 10 ditësh kishim një mijë e më shumë raste pozitive nëse do të vazhdohej pa mbyllje”, tha Zemaj.

“Kulmi ka ardhur në një ditë kur kishim diku 927 raste. Prej asaj pjesë lakorja shkoi duke u stabilizuar”, shtoi ai.

“Numri i shëruarve ditëve të fundit është më i lartë se numri i të infektuarve dhe kjo është ajo lëvizja pozitive me masat në fuqi. Adresimi është që masat të vazhdohen”, ka përfunduar Zemaj./Insajderi.com