Zemaj viziton nënën dhe foshnjën e parë të vitit 2021

Zemaj viziton nënën dhe foshnjën e parë të vitit 2021

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Pejës në natën e ndërrimit të motmoteve, njofton Insajderi.

Në këtë spital ai vizitoi nënën dhe foshnjën e parë të vitit 2021. Foshnja ishte vajzë e shëndetshme dhe gjendja shëndetësore e së ëmës ishte e mirë.

“Pasi i përgëzova për punën, theksova se mantelbardhët e kanë dëshmuar veten në çdo kohë dhe për këtë jemi krenarë”, ka deklaruar Zemaj.

“Po ashtu, e vizitova nënën dhe foshnjën e parë të vitit 2021. Foshnja e parë, ishte vajzë e shëndetshme dhe gjendja shëndetësore e nënës është e mirë. Hanës së vogël i dëshiroj rritje të shëndetshme”.

“Mjekët dhe infermierët janë heronjtë tanë. Në festën e ndërrimit të motmoteve ata kujdesen për fillimin e mbarë të foshnjës së porsalindur. Urime, gëzuar Viti i Ri 2021″, tha tutje ai. /Insajderi.com