Zeneli shënon gol për Reims në Ligue 1 ndaj ekipit Lens

Zeneli shënon gol për Reims në Ligue 1 ndaj ekipit Lens

Reims është duke udhëhequr me shifrat 1-0 kundër mysfirëve të Lens, njofton Insajderi.

Ndeshja është zhbllokuar që në minutën e 13-të të takimit, atëherë kur Arbër Zeneli e ndal topin në rrjetë. Anësori nga Kosova ndjek mirë askionin e ekipit të tij dhe pas grushtimit të portierti e gjen veten në vendin e duhur e në kohën e duhur.

Mjafton një shtytje e topit me kokë për të tundur më pas rrjetën e skuadrës së Lens. Ky është goli i tretë për futbollistin shqiptar në këtë sezon, gjatë së cilit e kanë shoqëruar edhe dëmtimet.

Megjithatë forma e tij po njeh rritje ndeshje pas ndeshje dhe më shumë gola priten prej tij në vazhdim. /Insajderi.com