Mbrëmë rreth orës 23:40, disa persona janë përleshur mesvete. Insajderi ka mësuar se të përfshirë kanë qenë disa zyrtarë të Telekomit të Kosovës ndërsa" />

“Zënkë mes të rinjve”, policia tenton ta mashtrojë publikun për rrahjen në ndejën e shefave të Telekomit

“Zënkë mes të rinjve”, policia tenton ta mashtrojë publikun për rrahjen në ndejën e shefave të Telekomit

Mbrëmë rreth orës 23:40, disa persona janë përleshur mesvete. Insajderi ka mësuar se të përfshirë kanë qenë disa zyrtarë të Telekomit të Kosovës ndërsa i plagosur ka mbetur Shaban Ramaj, punonjës, shkruan Insajderi.

E policia e Kosovës përleshjen e tillë e ka cilësuar vetëm si “zënkë mes të rinjsh”, ndërsa ka thënë se Ramaj është vet-plagosur në këtë rast. PK nga tërë kjo përleshje, thotë se ka konfiskuar një armë dhe ka intervistuar të dyshuar e dëshmitarë.

Insajderi ka raportuar mëngjesin e sotëm se Shaban Ramaj, i plagosuri, është mik i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berishës./Insajderi.com/