Zëvëndësi i Shukri Bujës synon postin e kryeshefit të Ujësjellësit “Prishtina”

Florent Hoxha, i cili ka mbajtur gjatë postin e nënkryetarit të komunës dhe nënkryetarit të degës së PDK-së në Lipjan, është një prej 16 konkurrentëve që synojnë postin e kryeshefit ekzekutiv të Ujësjellësit Prishtina. Hoxha dhe tre tjerë nuk kishin arritur të dorëzonin dëshminë që nuk janë nën hetime. Por bordi i udhëhequr nga Amir Gashi, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në organizimin e degës së PDK-së në Prishtinë, ka vendosur që të ftohen në intervistim edhe kandidatët që nuk kanë arritur të sjellin këtë dëshmi.